Bombë nga Italia: Donnaruma pritet t’i bashkohet në janar Juventuesit

10:11 | 29 Tetor 2021

Gianluigi Donnarumma do të largohet nga PSG për t’iu bashkuar Juventusit në merkaton e janarit raportojnë mediat italiane të enjten.

Vetë portieri u ka bërë me dije krerëve të PSG-së, se dëshiron të largohet për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur në dispozicion këtë sezon.

Ai iu bashkua ekipit francez si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni pasi refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin.

Juventusi do ta huazojë Donnarumman dhe do të ketë të drejtën e blerjes së tij.

Portieri 22-vjeçar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm pesë ndeshje.

Komento: