
Interi, konfirmoi se Eriksen nuk do të jetë në gjendje të luajë në Itali këtë sezon pasi pësoi arrest në zemër gjatë një ndeshjeje në Euro 2020 kundër Danimarkës në verë, thotë Reuters.
Pas incidentit, Eriksen kishte një defibrilator kardioverter të implantueshëm (ICD) në trupin e tij. Pajisja e monitorimit të zemrës së Eriksenit duhet të hiqet përpara se ai të luajë në Itali, sipas federatës italiane,përcjell ORAinfo.
“Për sa i përket të drejtave të regjistrimit të lojtarit Eriksen, duhet theksuar se pas një dëmtimi të rëndë që ndodhi gjatë Kampionatit Evropian në qershor 2021, lojtari është penguar përkohësisht nga autoriteti mjekësor italian nga aktiviteti sportiv në sezonin aktual.
“Megjithëse kushtet aktuale të lojtarit nuk i plotësojnë kërkesat e arritjes së fitnesit sportiv në Itali, e njëjta gjë mund të arrihet në vende të tjera ku lojtari mund të rifillojë aktivitetin konkurrues”, tha Inter në një deklaratë./ORAinfo/