Bayern Munichu shkatërron Union Berlinin

17:23 | 30 Tetor 2021

Bayerni nuk lejon tjetër turpërim, fiton në Berlin.

Bayerni Munihu ka hedhur pas shpine humbjen turpëruese me rezultat 5:0 nga Monchengladbach, në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, duke fituar sot me 5:2 ndaj Union Berlinit, në kuadër të Bundesliga I.

Lewandowski (15′-nga penaltia e 23′), Sane (35′), Coman (61′) e Muller (79′) shënuan për Bayernin dhe Giesselmann (43′) e Ryerson (65′) për Union Berlinin.

Vendasit nuk e përballuan sulmin si stuhi të Bayernit.

Bayerni prin me 25 pikë pas 10 javësh, duke lënë pas Dortmundin me 24 e Union Berlini renditet në vend të 6-të me 16 sosh.

Lewandowski kryeson në listën e shënuesve me 12 gola, ka tre më shumë se Haaland i Dortmundit.

Komento: