Zbulohet se kur do të debutojë Xavi si trajner i Barcelonës

19:22 | 30 Tetor 2021

AS zbulon datën e debutimit të Xavit si trajner i Barcelonës.

Xavi Hernandez si trajner i Barcelonës duket tashmë punë e kryer.

Trajneri i Al-Sadd pritet të shkëpusë kontratën me skuadrën aktuale pas 4 nëntorit, kurse te Barcelona do të debutojë më vonë gjatë muajit tjetër.

Xavi thuhet se do të largohet nga Al-Sadd të enjtën, dhe do të prezantohet pas ndeshjes së Barcelonës ndaj Celta Vigo.

Kurse, debutimi i tij si trajner, sipas AS, do të jetë më 20 nëntor.

Më 20 nëntor Barcelona luan derbin kundër Espanyol.

Komento: