
‘Zonja e Vjetër’ në krizë të thellë në Serie A, mposhtet edhe nga Verona.
Verona ka mposhtur Juventusin në kuadër të javës së 11-të në Serie A me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë me të dy skuadrat që kishin nga një rast.
Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 11-të, Kur Giovanni Simeone arriti të shënojë për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe pas vetëm tre minutash Simeone shënoi edhe një gol tjetër, që kësaj radhe ishte i jashtëzakonshëm për 2-0.
Juventusi ishte në shok, ndërsa Verona kishte dhe rast të tjera për shënim.
Reagim i Juventusit në minutat e fundit të pjesës së parë, por goditja e Paulo Dybalas u ndal nga shtylla.
Rezultati jo i favorshëm bëri që Max Allegri të shtojë forcat në sulm, por goli që hapi sfidën erdhi në minutën e 80-të.
Ishte Weston McKenni ai që shënoi një gol të bukur me një goditje të fortë në hyrje të zonës.
Pas goli të dy skuadrat kishin nga një rast, por rezultati nuk ndryshoi.
Juventusi pas kësaj humbje zbret në pozitën e 9-të me 15 pikë.