Sergi nuk e nis mbarë aventurën si trajner i Barcelonës

23:03 | 30 Tetor 2021

Sergi nuk arrin ta kthejë te fitorja Barcelonën, barazim në shtëpi ndaj Alaves.

Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se sa një barazim ndaj Alaves me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët mes këtyre dy skuadrave, ku u shënua vetëm një rast serioz.

Eric Garcia ishte ai që rrezikoi me kokë në minutën e 19-të, por portieri ndali gjuajtën e tij.

Pjesa e dytë nisi me një gol shumë të bukur.

Ishte Memphis Depay që me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 1-0.

Por vetëm pas tre minutash Alaves u përkujdes që ndeshja të barazohej.

Luis Rioja mori një aksion i vetmuar duke kaluar disa lojtarë vendas, pasoi shkurt me Joselun dhe pastaj kaloi edhe portierin gjerman Ter Stegen për të shënuar për 1-1.

Jordi Alba, Depay dhe Philippe Coutinh, provuan të gjejnë golin e fitores, por nuk ia arritën.

Barcelona mbetet në vendin e 9-të me 16 pikë.

Komento: