“Nana nuse”, moderatorja e njohur publikon nënën e saj nga dita e martesës

10:01 | 31 Tetor 2021

Elita Rudi, është një prej emrave më të përfolur në publik.

Ajo është shumë e komentuar sidomos për jetën e saj private.

Muaj me parë, Elita u bë nënë për herë të dytë, duke e sjell në jetë një vajzë, shkruan ORAinfo.

E krahas kujdesit që tregon për dy fëmijët e saj, Elita shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Ajo se fundmi ka publikuar një foto të rrallë të nënës së saj, kur ishte martuar.

‘Nana nuse’, e ka përshkuar foton Elita të nënës së saj, e cila në këtë foto shihet e veshur me dimi e jelek.

Nga ajo që po e shohim në foto, lirisht mund të themi se Elita e ka trashegaru bukurinë nga nëna e saj. /ORAinfo/

Komento: