Gattuso drejt Premier Ligës, po e kërkon një klub i fuqishëm

12:46 | 31 Tetor 2021

Gattuso drejt Premier League, ja klubi i njohur që e kërkon.

Newcastle United është në kërkim të një trajneri të ri. Pas shkarkimit të Steve Bruce klubi anglez është duke e kërkuar zëvendësuesin.

Pronarët e rinj të klubit janë duke e monitoruar situatën e Gennaro Gattusos.

Trajneri italian është i papunë që prej largimit nga Napoli.

Klubi anglez thuhet se do ta kontaktojë 43-vjeçarin dhe do të nisë bisedimet për ta bindur të marrë drejtimin e ekipit nga Premier League.

Komento: