Formacionet e mundshme: Roma – Milan

13:03 | 31 Tetor 2021

Fuqia e Milanit testohet sot edhe nga Roma, formacionet e mundshme.

Milani që ka treguar formë shumë të mirë në këtë edicion garues të Serie-A dhe me meritë të plotë e ndan kreun e tabelës me Napolin me nga 28 pikë, do të ballafaqohet sonte me Romën në “Olimpico” me fillim nga ora 20:45.

Skuadra e Stefano Piolit ka disa mungesa shumë të rëndësishme për këtë sfidë si Florenzi, Maignan dhe Rebic, kurse nga radhët e Romës mungojnë Smailing dhe Spinazzola.

Këto janë formacionet e mundshme:

Roma (4-2-3-1):Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Cristante, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, El Shaarawy; Abraham

Milan (4-2-3-1):Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic

Komento: