Lojtari i Real Madrid thyen hundën

19:00 | 31 Tetor 2021

Ai me siguri do të kishte shpresuar për një debutim më të mirë sezonal, por Mariano Diaz po përballet edhe me një tjetër lëndim.

Sulmuesi i Real Madridit doli në fushë për herë të parë në La Liga këtë vit dhe dha kontributin e tij në fitoren e blancos me Elçen edhe pse iu desh të përballej me një dëmtim mjaft të dhimbshëm,përcjell ORAinfo.

Në fakt, lojtari ka thyer hundën siç ka bërë të ditur vetë në rrjetet sociale: “Jam shumë i lumtur me debutimin tim këtë sezon dhe fitoren e ekipit, por fatkeqësisht, pas një goditjeje të rëndë gjatë ndeshjes, kam thyer hundën. Kam nevojë për operacion. Do të jem larg për disa ditë, por mezi pres të kthehem te shokët e mi. Një tjetër pengesë po vjen, por edhe një arsye më shumë për të vazhduar luftën.” “, ka shkruar MarianoDiaz në Instagram./ORAinfo/

Komento: