“Vendet e tilla, janë gjithmonë kujtim për ne”, Shyhretja po relaksohet me burrin në qytetin e modës

10:46 | 01 Nëntor 2021

Shyhrete Behluli është padyshim një prej këngëtareve më të përfolura kosovare.

Krahas muzikës, ajo është e përfolur edhe për jetën e saj private, përcjell ORAinfo.

Këngëtarja nuk mungon me postime në rrjete sociale ku edhe posedon me mijëra ndjekës.

Shyhretja se fundmi e shoqëruar nga burri i saj, janë duke pushuar në qytetin e modës, në Milano të Italisë.

Nga atje, këngëtarja ka publikuar disa foto ku shfaqet në krahët e bashkëshortit të saj.

“Vendet e tilla, janë gjithmonë kujtim për ne <3”, i ka përshkruar fotot Shyhretja, ku shfaqet në disponim të mirë në krahët e burrit. /ORAinfo/

Komento: