Milan po e transfer yllin e madh nga Manchester United

18:32 | 01 Nëntor 2021

Maldini për shopping në Old Trafford: Milan transferon yllin e Manchester United.

Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Milan mbrëmë e mposhti Romën me rezultat 2-1 në derbin e xhiros së 11-të në Serie A.

Rosonerët janë ngjitur në krye të Serie A sëbashku me Napolin me 31 pikë të grumbulluara.

Milan është favorit për ta fituar Scudetton këtë sezon dhe Rosonerët kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Mediat angleze dhe ato italiane, raportojnë se Milan synon transferimin e Donny van de Beek në merkaton e janarit.

Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Djajtë e Kuq dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Van de Beek do të jetë një përforcim ideal për vijën e mesfushës, pasiqë Kessie dhe Bennacer nuk do të jenë prezent në janar për shkak të pjesmarrjes në Kupën e Afrikës.

Milan synon huazimin e Van de Beek me opsion blerjeje, ndërsa te United janë të hapur për këtë operacion.

Komento: