Fifi “kërcënon” keq Granitin: “Ta këpus qafën si knusi”

19:37 | 02 Nëntor 2021

“Ta këpus qafën si knusi”, Fifi “kërcënon” keq Granitin.

Ani pse Fifi dhe Graniti janë deklaruar se janë shokë, këngëtarja kohë pas kohe nuk po e lë të qetë ish-futbollistin nga Kosova.

Sapo Fifi e sheh Granitin me dikë nga vajzat e shtëpisë, këngëtarja bëhet xheloze, shkruan Reporteri.

Një skenë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku Fifi në sy të Beatrix Ramosaj ia tërheq vërejtjen Granitit.

“Ta këpus qafën si knusi”, ka qenë “kërcënimi” i këngëtares për ish-futbollistin i cili i thotë se kjo i bie ‘me të rreh, e mos me të lënë me qajt”.

Kujtojmë se Graniti gjatë kësaj javë, në një bisedë me banorët, shprehu dëshirën që Big Brother t’ia sillte ish të dashurën.

Komento: