Kessie drish Mialnin, afër marrëveshjes me skuadrën e Premier Ligës

21:14 | 02 Nëntor 2021

Kessie afër marrëveshjes me skuadrën e Premier Ligës.

Mesfushori duket se do të largohet nga Milani.

Franck Kessie është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.

‘Rossonerët’, prej kohësh kanë nisur bisedimet me futbollistin e tyre për të zgjatur kontratën, megjithatë negociatat kanë ngecur shkaku i kërkesave të larta të mesfushorit.

Sipas mediave italiane, Kessie është shumë afër marrëveshjes me klubin anglez, Tottenham.

Thuhet se Spurs i kanë ofruar 24-vjeçarit pagë prej plotë 10 milionë euro në edicion, dhe gjithashtu për agjentin kanë përgatitur një komision të lartë.

Ekipi anglez sapo ka emëruar trajner Antonio Conten i cili duket se e admiron Kessien.

Kessie do të jetë i lirë të nënshkruajë para-kontratë me Tottenhamin në janar dhe t’iu bashkohet atyre në fund të edicionit.

Komento: