Ronaldo flet pas dy golave të shënuar sonte

23:57 | 02 Nëntor 2021

Fjalët e Ronaldos pas dy golave të shënuar sonte.

Cristiano Ronaldo është shpëtimtari i Manchester Unitedit sërish. Portugezi shënoi dy gola për të barazuar 2:2 ndaj Atalantas.

Golin e parë e realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë, kurse të dytin në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Pas ndeshjes, Ronaldo tha se ndihet shumë i lumtur, por ekipi duhet të përmirësohet ende.

“Ishte ndeshje e vështirë. Ne besuam deri në fund dhe ndihmova ekipin të fitojë një pike dhe jam shumë i lumtur.

S’u dorëzuam asnjëherë. Besuam deri në fund. Duhet të përmirësohemi, kemi lojtarë të ndryshëm, sistem të ndryshëm, duhet të përshtatemi me njëri-tjetrin, por do të duhet kohë. Kemi kohë të përmirësohemi dhe të jemi më të mirë”, tha Ronaldo.

Komento: