Gasperini zbulon bisedën me Ronaldon pas ndeshjes: “I thashë shko në ferr”

09:17 | 03 Nëntor 2021

“I thashë shko në ferr”, Gasperini zbulon bisedën me CR7 pas ndeshjes.

Manchester United falë sulmuesit Cristiano Ronaldo arriti të arkëtoi një pikë në udhëtim te Atalanta.

Portugezi realizoi dygolësh për të barazuar rezultatin ndaj skuadrës italiane, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, trajneri i Atalantas, Gasperini zbuloi bisedën që kishte me Ronaldon, ku i kishte thënë ‘shko në ferr’.

“Ronaldo është një fenomen. Nuk e di sa ndeshje ka luajtur kundër nesh? Dhjetë? Nuk mbaj mend asnjë goditje të humbur nga ai. E shtrëngova pas ndeshjes dhe i thashë: shko në ferr”.

“”Dëgjova që disa trajnerë që thonë se Ronaldo ishte problem të menaxhohet, imagjinoni atë. Shumë rrallë që nuk gjuan në kornizë, në gjysmën e pjesës shënoi, pjesën tjetër prapë. I thashë diçka që në televizionin italian do censurohet, por i thashë të më lërë rehat”, përfundoi ai.

Ndërkohë, Man Utd është lider në grup me shtatë pikë, derisa Atalanta zë pozitën e tretë.

Komento: