Milani dhe Juventus në luftë për yllin e Real Madridit

13:47 | 03 Nëntor 2021

AC Milan dhe Juventus janë ndër pesë klubet që kanë bërë një ofertë për lojtarin e Real Madridit, Marco Asensio.

Ylli spanjoll nuk është i kënaqur me kohën e lojës që po merr nën drejtimin e Carlos Ancelotti dhe larimi i tij nga Reali në janar është pothuajse punë e kryer, përcjell ORAinfo.

Tani gjithçka që Asensio duhet të bëjë është të negociojë me Florentino Pérez dhe t’i tregojë se ku dëshiron të shkojë, raportojnë mediat në Spanjë.

Përveç Milanit, sipas mediave spanjolle të interesuar për lojtarin spanjoll janë edhe Juventus, Arsenal, Liverpool dhe Borussia Dortmund.

Mbetet të shihet se cilën fanellë do ta vesh Asensio pas afatit kalimtar të janarit. /ORAinfo/

Komento: