Çka po ndodh me fatin e Romagnolit?

15:39 | 03 Nëntor 2021

E ardhmja e Alessio Romagnolit mbetet e paqartë.

Lojtari italian ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij me AC Milan e cila skadon në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.

Romagnoli ka qenë në Milan për më shumë se gjashtë vjet tani dhe ka kaluar nga një perspektivë e re mbrojtëse në kapiten të klubit, por që nga fundi i vitit ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje.

Si për shkak të situatës së kontratës së tij, por edhe për faktin se ai e ka humbur vendin e tij si titullar ndaj Fikayo Tomori.

Sipas raportit të fundit nga Calciomercato, e ardhmja e Romagnolit është ende shumë e pasigurt.
26-vjeçari ka një kontratë që skadon qershorin e ardhshëm dhe është një situatë ende për t’u përcaktuar.

Vullneti i lojtarit është të qëndrojë te Milani, por padyshim që duhet gjetur një marrëveshje për pagën dhe kushtet e zgjatjes. /ORAinfo/

Komento: