Një kaçurrele joshëse, Xhensila mahnitë me look-un e ri

15:58 | 03 Nëntor 2021

Xhensila Myrtezaj, padyshim është njëra nga këngëtaret më të dashura.

Ajo,këtë sezon ka qenë shumë aktive nëpër mbrëmje muzikore, pasi ajo ka sjellë edhe projekte të reja që i ka prezantuar para publikut të saj besnik, shkruan ORAinfo.

Që nga paraqitjet e saj të para skenike e deri më sot, Xhensila ka pasur një ndryshim për të mirë në trupin e saj.

Këngëtarja kohëve të fundit po realizon ndryshime të shumta tek vetja, saqë vështirë të njihet.

Në një imazh që ka publikuar këtë herë, Xhensila duket me flokë të shkurtra e me dredha.

Me këtë ndryshim ajo do ta ‘shkrijë’ edhe burrin e saj, Bes Kallakun. /ORAinfo/

Komento: