
Manchester United, po e ndjek nga afër mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni, zbulon Football Insider.
Raporti thotë se skautët e Djajve të Kuq e kanë parë 21-vjeçarin në veprim dhe se klubi është i përgatitur t’i ofrojë atij një marrëveshje nëse vëzhguesit e tyre të talenteve u japin atyre leje,përcjell ORAinfo.

Skautët e United do të shikojnë sërish Tchouameni në aksion të enjten teksa Monaco pret PSV në Europa League./ORAinfo/