
Barcelona po planifikon të blejë mesfushorin e Tottenham, Tanguy Ndombele zbulon The SPORT.
Gjigantët spanjollë mund të bëjnë një lëvizje për 24-vjeçarin në janar, me Spurs të gatshëm të dëgjojnë çdo ofertë,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Barca do të përballojë vetëm një marrëveshje huazimi për Ndombele, i cili i kushtoi Tottenhamit 60 milionë euro (51 milionë £ / 70 milionë dollarë) kur e nënshkroi atë nga Lyon në 2019./ORAinfo/