
Paul Pogba, është një nga katër lojtarët që Xavi i ka identifikuar si nënshkrime që dëshiron te Barcelona, zbulon El Nacional.
Kontrata e Pogba me Manchester United përfundon në fund të sezonit dhe Xavi do të dëshironte të shihte klubin katalanas të bëjë një shtytje për ta sjellë atë në Spanjë , përcjell ORAinfo.
Gjithashtu në listën e dëshirave të Xavi është një tjetër klient i Mino Raiola, Erling Haaland, së bashku me Dani Olmo dhe Jules Koun./ORAinfo/