
Ferit Idrizi sot ka vizituar kuzhinën “Ushqime Tradicionale me porosi- Martirët e Lirisë”.
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka vizituar kuzhinën “Ushqime Tradicionale me porosi- Martirët e Lirisë”.
Idrizi u prit nga udhëheqësja e kësaj kuzhine Vildane Mulaku dhe zonjat që punojnë aty.
Bëjmë të ditur se në këtë kuzhinë bëhet përgaditja e ushqimeve me porosi e njëherit shfrytëzohet edhe si bufe për nxënësit dhe kolektivi i shkollës “Anton Zakon Çajupi”, ku në këtë vizitë kryetari kishe takuar edhe ish kolegët e tij mësimdhënës.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Gjatë vizitës në Kuzhinën “Ushqime Tradicionale me porosi – Martirët e Lirisë” u prita nga udhëheqësja znj. Vildane Mulaku dhe zonjat tjera që punojnë aty, njëherit të gjitha këto zonja edhe kryefamiljare.
Në këtë kuzhinë bëhet përgatitja e ushqimeve me porosi, dhe njëherit shfrytëzohet edhe si bufe për nxënësit dhe kolektivi i shkollës “Anton Zako Çajupi”, ku pata kënaqësinë ti takoj edhe ish kolegët e mijë mësimdhënës”.