Milan zbulon transferimet e para në janar

19:05 | 04 Nëntor 2021

Drejtuesit e AC Milan e dinë se duhet të investojnë në afatin e janarit dhe janë pesë emra në listën e tyre për momentin, thuhet në një raport.

Sipas Calciomercato, fushata e kuqezinjve në Ligën e Kampionëve deri në këtë pikë theksoi disa kufizime që skuadra ka për momentin dhe lojërat me lojtarë të caktuar si Junior Messias dhe Alessandro Florenzi kanë prodhuar pak rendiment,përcjell ORAinfo.

Kjo është arsyeja pse Milani dëshiron të luajë një rol udhëheqës në merkaton e janarit, për të ndërtuar mbi fillimin fantastik që ka bërë në Serie A, ku 10 fitore nga 11 ndeshjet e para i ka me 31 pikë dhe në krye me Napolin.

Nuk do të ketë shpenzime të çmendura ose të rrezikshme, por disa nënshkrime të synuara në përpjekje për të rritur thellësinë e cilësisë në departamentin e sulmit.

Romain Faivre i Brest është një objektiv dhe tashmë ka një marrëveshje në parim me lojtarin, ndërsa Julian Alvarez i River Plate është gjithashtu në listë dhe ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro.

Më pas janë tre lojtarë në ligën belge që po tërheqin interes: lojtari 20-vjeçar i Anderlechtit, Yari Verschaeren, është një, ndërsa në listë mbeten edhe sulmuesi i Club Brugge, Charles De Ketelaere dhe anësori Noa Lang./ORAinfo/

Komento: