Komuna e Vushtrrisë jep leje për ndërtimin e motelit në hyrje të qytetit, aksionar kryesor thuhet se është vëllai i Xhafer Tahirit

20:41 | 04 Nëntor 2021

Banorët e fshatrave Pestovë, Maxhunaj, Nadakovc janë të shqetësuar nga ndërtimi i disa godinave në këto zona.

Kjo dukuri ka marr formën e një leje ndërtimore që ishte lëshuar për depo e tash po tentohet të tjetërsohet në shtëpi publike.

Portali “Jepi Zë”, ka bërë të ditur se banorët e kësaj zone janë të shqetësuar nga kjo dukuri e pistë, për shkak se vëllau i kryetarit të komunës së Vushtrrisë, me bashkëpuntorët e tij Besim Hetemin që janë aksionarët kryesor, por që fshihen prapa pronarit të pronës dhe leja është lëshuar nga zyrtari i lartë për leje ndërtimore Ramiz Maliqi, për ndërtim të pronës që është në emër të Qendrim Selmanit.

Sipas portalit “Jepi Zë”, banorët kishin bërë të ditur se më shumë që po dëmtohen janë nxënësit, bujqit dhe bizneset.

Sipas tyre, është duke u devijuar leja e lëshuar për një depo dhe tani po ndërtohet një motel me shumë dhoma.

Ndër të tjera, banorët e këtyre zonave kanë adresuar edhe dokumente të cilat i psedojnë nga kjo leje ndërtimore.

Gjithashtu, ata kanë reaguar publikisht, duke i publikuar edhe nënshkrimet e peticionit që qytetarët e këtyre fshatrave i kanë dhënë në kundërshtim të lejes për ndërtimin e motelit.

Ata kanë paralajmëruar edhe protesta dhe bllokim të rrugës në rast se kjo veprimtari fillon se funksionuari.

Gjithashtu i kanë bërë thirrje kryetarit Tahiri që të heqin dorë nga kjo skemë kriminale që është turp dhe e dënueshme që në çdo tendencë po iu bëhet si “Zona Rozë”.

Komento: