Ferit Idrizi përkrahje zejtarëve të Vushtrrisë: Do të jem afër zejtarëve tanë që kanë ruajtur e trashëguar këtë profesion

20:39 | 04 Nëntor 2021

Kandidati për kryetar në komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vizituar zejtarin Sami Pasona, i njohur si njëri ndër zejtarët e llamarinëpunues në Vushtrri, i cili këtë profesion e kishte trashëguar nga babai i tij, Hajdar Pasoma.

Ndët të tjera, Idrizi ka bërë të ditur se me qeverisjen e tij, bizneset dhe zejtarët do të përkrahen.

Ai ka shtuar se do jetë gjithëherë afër zejtarëve tanë që, me fanatizëm, kanë ruajtur dhe kanë trashëguar këtë profesion.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Zejtarët tradicional do të jenë nën përkujdesje institucionale

Sot ishim në vizitë te Sami Pasoma, një ndër zejtarët e njohur si llamarinëpunues, i cili këtë profesion e trashëgoi nga babai i tij, Hajdar Pasoma. Nga afër u njoftuam me punën dhe angazhimin e Samiut në zejen e tij.

E informova se me qeverisjen time, bizneset dhe zejtarët do të përkrahen. Ne do jemi gjithëherë afër zejtarëve tanë që, me fanatizëm, kanë ruajtur dhe kanë trashëguar këtë profesion”.

#kryetaritëgjithëve

Komento: