Inspektorati në aksion nëpër kafenetë, kërkojnë vërtetimin e vaksinimit

22:43 | 04 Nëntor 2021

Kosova ende ka në fuqi masat anti-covid.

Inspektoriati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë dalë për inspektim nëpër kafenetë e Prishtinës për zbatim masash anti-Covid.
Këta të fundit janë ndalur tek “Kafet e Rakisë”, të cilët iu kanë kërkuar klientëve vërtetimin e vaksinimit, raporton lajmi.net.

Sipas masave në fuqi, të gjithë personat që ia mësyjnë të kryejnë shërbime në gastronomi, si dhe qendra tregtare, obligohen të kenë me vete kartelën e vaksinimit.

Shërbimet gastronomike, çdoherë sipas masave në fuqi, ofrohen deri në ora 23:00, derisa muzika këtyre të fundit iu lejohet deri në ora 21:30.

Komento: