
AC Milan, është lidhur me disa transferime të lojtarëve të Real Madridit në javët e fundit, por ata duket se janë vetëm thashetheme dhe asgjë konkrete.
Të dyja lajmet kanë origjinën nga Spanja, duke filluar nga TDFichajes të cilët pretendojnë se Milani dëshiron të njoftojë ardhjen e Iscos në fillim të janarit pasi Stefano Pioli ka kërkuar posaçërisht lojtarin me përvojë, përcjell ORAinfo.

Më pas, El Nacional pretendoi se Milani është një nga klubet që kanë bërë një ofertë për 25-vjeçarin Marco Asensio së bashku me Juventusin, Arsenalin, Liverpoolin dhe Borussia Dortmundin, teksa spanjolli kërkon një largim të mundshëm në janar.

Sipas asaj që raportohet nga Calciomercato, menaxhmenti me të vërtetë po planifikon disa nënshkrime për të përforcuar sulmin kur dritarja të rihapet. Megjithatë, nuk ka konfirmime të veçanta për emrat e Asensio dhe Isco ./ORAinfo/