Arsenali synon transferimin e yllit të madh në janar

23:15 | 05 Nëntor 2021

Isak në radarin e Arsenalit.

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi. Klubi anglez po synon të gjejë zëvendësuesin për francezin Alexandre Laccazette që do të largohet në janar.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e Arsenalit janë duke monitoruar situatën e sulmuesit të Real Sociedadit, Alexander Isak.

Isak është një ndër lojtarët më të dalluar këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.

Me Sociedadin, sulmuesi 22-vjeçar këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim.

Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2026.

Komento: