
Albin Kurti, po konsiderohet si një njeri i rrezikshëm.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si një njeri të rrezikshëm, teksa foli për çështjen e nënstacionit të Valacit.
Siç raportojnë mediet serbe, përcjell lajmi.net, Petkoviq ka pritur që të rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi nga mesi i nëntorit, duke e prioritizuar çështjen e Asociacionit të Komunave.
“Kurti është njeri i rrezikshëm. Ne duhet t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve dhe një gjë e tillë pres të ndodh në gjysmën e dytë të nëntorit. Tema kryesore do të jetë çështja e Asociacionit të Komunave”, deklaroi ai.
Deri më tani, BE nuk ka caktuar ndonjë datë për takim në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.