Man City hyn në garë për transferimin e yllit të Juventusit

20:15 | 07 Nëntor 2021

Sipas medias prestigjioze italiane CalcioMercato, Manchester City është i interesuar për situatën aktuale të Matthijs de Ligt, duke menduar të forcojë mbrojtjen e tij për sezonin e ardhshëm të futbollit evropian.

Qendërmbrojtësi holandez 22-vjeçar nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale te Juventusi i Torinos sepse nuk është një futbollist i besimit të Massimiliano Allegrit (ai ka 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat me gjithsej 662 minuta) dhe Klubi është larg nga të pasurit një projekt të aftë për të fituar tituj të rëndësishëm, ndaj nuk dëshiron të ngecë ecurinë e tij, përcjell ORAinfo.

Në të njëjtën kohë, De Ligt ka një klauzolë në kontratën e tij që aktivizohet në verën e vitit 2022 që thotë se çdo ekip që paguan 150 milionë euro për të mund ta marrë. Një klauzolë e ngjashme me atë që Erling Braut Haaland ka në kontratën me Borussia Dortmundin, detaj që Mino Raiola e menaxhon si agjent i tij./ORAinfo/

Komento: