Kessie ia prish planet Milanit

20:41 | 09 Nëntor 2021

Milani i ofron rinovimin, por Kessie ka kërkesa të larta.

Gjiganti italian po mundohet ta bind mesfushorin të nënshkruajë kontratën e re.

Franck Kessie është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.

Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet për të nënshkruarë një marrëveshje të re, por duket që një gjë e tillë nuk është afër të ndodhë.

Sipas gazetarit italian Ginaluca Di Marzio, futbollisti është duke kërkuar pagë prej 9 milionë euro në sezon për të zgjatur kontratën.

Në anën tjetër ‘Rossonerët’ nuk janë duke ofruar më shumë se 6.5 milionë, dhe negociatat kanë ngecur.

24-vjeçari, ka interesim nga shumë klube të mëdha evropiane si PSG, Real Madrid që janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e tij financiare.

Mbetet të shihet nëse gjiganti italian do arrijë ta bind Kessien të nënshkruajë marrëveshjen e re, apo ai do të largohet si futbollistë i lirë në fund të edicionit.

Komento: