Probleme për Zvicrën, shumë mungesa për sfidën ndaj Italisë

21:43 | 09 Nëntor 2021

Zvicra me shumë mungesa për sfidën ndaj Italisë.

Ekipi zvicran është duke u përballur me shumë lëndime të futbollistëve.

Kombëtarja e Zvicrës më 12 nëntor përballet me Italinë në një sfidë që mund të jetë përcaktuese për fatin e të dyja Kombëtareve, shkruan lajmi.

Të dyja ekipet kanë pikë të barabarta në grupin nga 14 pikë, andaj ky duel mund të vendos ekipin që siguron kalimin direkt në Kupën e Botës.

Zvicra do të ketë mungesa të mëdha për këtë takim, pasi listës së futbollistëve të lënduar i është bashkuar edhe Stefan Zuber.

Zuber u largua nga grumbullimi sot, ndërsa vendin e tij do ta zë Cedric Itten.

Në anën tjetër edhe Azzurët po përballen me lëndime pasi Ciro Immobile u dëmtua dhe do të zëvendësohet nga Gianluca Scamacca.

Komento: