
Milan nuk do të ketë asnjë problem për të gjetur një marrëveshje me trajnerin Stefano Pioli për zgjatjen e kontratës së tij.
Manuele Baiocchini dha një përditësim për Sky Italia mbi situatën e kontratës që rrethon kryetrajnerin e kuqezinjve dhe ai konfirmoi se Milani po punon për këtë rinovim të marrëveshjes së tij dhe nuk duhet të ketë ‘asnjë problem’.
Mbetet vetëm që Pioli të nënshkruajë kontratën, dhe bisedimet kanë qenë të drejtpërdrejta sepse ka një harmoni të madhe mes drejtorëve të Piolit, Ricky Massara dhe Paolo Maldini plus pjesës tjetër të menaxhmentit, përcjell ORAinfo.

Nëse do të ishte në dorën e këtyre të treve, ata do ta bënin rinovimin sonte, por do të duheshin disa hapa më të vegjël duke qenë se CEO Ivan Gazidis nuk ka qenë mirë kohët e fundit dhe pronarët amerikanë Elliott Management duhet të miratojnë gjithçka.
Kuqezinjtë duan të sigurojnë që kontrata e Piolit të zgjatet për disa vjet dhe ai do të marrë një rritje page në mbi 3 milionë euro neto në sezon. /ORAinfo/