Ylli i Juventusit po transferohet te rivali i Serie A

12:58 | 10 Nëntor 2021

Ramsey transferohet te rivalët e Juventusit.

Aaron Ramsey largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey pritet të largohet në janar nga Zonja e Vjetër.

Uellsiani nuk bën pjesë në planet e Allegrit dhe këtë sezon ka luajtur vetëm në pesë ndeshje.

Portali i njohur italian Calcio Mercato, raporton se Ramsey në janar do të largohet nga Juventusi, por jo nga Italia.

Calcio Mercato, shkruan se interesim për 30-vjeçarin ka shfaqur Roma. Mourinho e pëlqen uellsianin dhe e dëshiron atë në skuadër.

Giallorosët synojnë huazimin e Ramsey në merkaton e janarit, ndërsa te Juventus nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: