ZYRTARE: Steven Gerrard merr drejtimin e ekipit të Premierligës

11:14 | 11 Nëntor 2021

Trajneri Steven Gerrard zyrtarisht ka marrë drejtimin e klubit anglez, Aston Villa.

Pas viteve të shkëlqyer te Rangers, Gerrard u rikthye në Premierligë, ku do menaxhojë skuadrën e Villas që këtë edicion nuk është në formën e duhur.

Aston Villa përmes një komunikate konfirmoi nënshkrimin me Gerrard, që ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

“Aston Villa është e lumtur të njoftojë punësimin e Steven Gerrard si kryetrajneri jonë”, shkruhet në komunikatë, transmeton lajmi.

Ndërkohë, edhe Gerrard është i lumtur që ka marrë drejtimin e skuadrës angleze.

“Aston Villa është klub me histori të pasur dhe traditë në futbollin anglez dhe ndihem krenar që jam trajneri i tyre”.

“Në bisedimin me Nassef, Wes dhe pjesën tjetër të bordit, ishin direkt për ambiciet në plane të klubit dhe do provojë t’iu ndihmojë që të arrijnë synimet”, deklaroi tekniku anglez.

Kujtojmë, se 41-vjeçari preferon stil ofensivë, ku edhe fitoi titullin kampion me Rangers në Skoci sezonin e kaluar.

Komento: