Pak kush e priste: Inter transferon yllin e Lazios me parametra zero

10:23 | 12 Nëntor 2021

Inter transferon yllin e Lazios me parametra zero.

Beppe Marotta përsëri për shopping në Olimpico, Neroaxurët transferojnë yllin e Lazios.

Inter nuk e ka nisur në mënyrë sezonin e ri dhe pas 12 xhirove Neroaxurët renditen në pozitën e tretë me shtatë pikë më pak se Napoli dhe Milan.

Kriza financiare në klub ka bërë që Beppe Marotta të kërkojë përforcime me parametra zero dhe 64-vjeçari ka piketuar një tjetër super përforcim low-cost.

Calcio Mercato, shkruan se Inter synon transferimin e Luiz Felipes nga Lazio verën e ardhshme.

Brazilianit i skadon kontrata me Lazion në fund të sezonit dhe është i gatshëm që të ribashkohet me Inzaghin verën e ardhshme.

Komento: