
Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Anglisë.
Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e sontme ndaj Anglisë, e vlefshme për Grupin I të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Ndeshja, e cila do të luhet në “Wembley”, nuk ka peshë të madhe për asnjërën nga skuadrat. Anglia ka siguruar kualifikimin, ndërsa Shqipërinë vetëm matematikat e mbajnë në lojë.
Përzgjedhësi Edy Reja edhe sonte starton me modulin e njëjtë 3-5-2, por në portë pas një kohe të gjatë rikthehet Thomas Strakosha, teksa Uzuni e Cikalleshi do t’i prijnë majës së sulmit.
Ndeshja fillon në orën 20:45.
