
Trajnerit të ri të Tottenham, Antonio Conte thuhet se i është dhënë zgjedhja për të nënshkruar me Gareth Bale ose Eden Hazard në afatin kalimtar të janarit.
Pas qëndrimit zhgënjyes të Nuno Espirito Santo, Conte u emërua si shefi i ri te Spurs disa javë më parë, përcjell ORAinfo.
Ish-trajnerit të Juventusit, Chelseat dhe Italisë do t’i jepen 100 milionë funte për t’i shpenzuar në dritaren e ardhshme.
Ai ka identifikuar disa objektiva nga Italia, duke përfshirë Stefan de Vrij, Milan Skriniar dhe Dusan Vlahovic.
Conte mund të marrë një lojtar edhe nga Spanja, pasi sipas gazetarit spanjoll Eduardo Inda, kryetari Daniel Levy dëshiron të sjellë një lojtar nga Real Madrid, domethënë Bale ose Hazard.
Inda raporton se Conte ka kërkuar Bale në vend të Hazard, pasi pasi ka punuar me belgun te Chelsea, ai nuk është i bindur nga shkalla e punës së anësorit. /ORAinfo/