Ky lojtar dëshiron të largohet nga Man Utd

15:31 | 13 Nëntor 2021

Dean Henderson, dëshiron të largohet nga Manchester United gjatë verës nëse nuk e zëvendëson David de Gean si portierin fillestar të skuadrës.

De Gea ka bërë përshtypje deri më tani këtë sezon, duke e kufizuar 24-vjeçarin Henderson, i cili mbeti i lodhur gjatë para-sezonit nga një periudhë e COVID-19, në vetëm një dalje në Carabao Cup që nga fillimi i fushatës. Së fundmi ai u la jashtë skuadrës së Anglisë për herë të tretë radhazi, përcjell ORAinfo.

Siç theksohet nga Daily Mail, Henderson ende dëshiron të jetë një sukses në Old Trafford, por ai ka frikë se karriera e tij po ngec në stolin e United dhe ai është i përgatitur me padurim të kërkojë një largim në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: