Arsenali po i liron plotë gjashtë lojtarë

21:12 | 13 Nëntor 2021

Arteta përgaditet t’i lirojë gjashtë futbollistë nga vera e ardhshme.

Arsenali ishte skuadra me shpenzimet më të mëdha në Premier Ligë gjatë verës dhe merkato e janarit premton të jetë po aq e ngarkuar.

“Gunners” shpenzuan pothuajse 150 milionë funte për transferimet e reja ndërsa një numër yjesh të lartë, përfshirë Willian dhe David Luiz, u lejuan të largoheshin.

Dhe pas një fillimi të lëkundshëm të sezonit të ri të Premier Ligë – duke humbur tre ndeshje në start – këto ndryshime tani po sjellin shpërblime, me klubin në një seri tetë ndeshjesh pa humbje.

Skuadra e Mikel Artetës ndodhet në vendin e pestë në tabelë dhe ka një optimizëm në rritje se ata mund të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2015/16.

Drejtori teknik Edu pranoi se numri i ndryshimeve në 12 muajt e fundit është bërë me synimin për të ndërtuar një themel të fortë për vitet në vijim.

“Ne patëm 21 largime lojtarësh gjatë vitit”, tha Edu për ‘Sky Sports’ në shtator. “Të gjitha këto u ndërprenë ose ne u përpoqëm t’i shisnim, ose u përpoqëm të huazojmë me detyrim për të blerë gjithashtu.

“Ne u përpoqëm të pastronim pak nga skuadra dhe të sjellim disa fytyra të reja. Kemi pasur 21 dalje dhe kemi nënshkruar me 10 lojtarë në një vit.

“Pra, 21 ndryshime, janë shumë. Është më shumë se një skuadër në një vit. Por ky ishte synimi përsëri kur flasim për bazën dhe themelin.”

Por mund të jetë edhe një muaj tjetër largimesh, me ‘Football. London’ që sugjeron se gjashtë lojtarë mund të largohen.

Sipas raportit, një numër i këtyre largimeve do të përfshijnë lojtarë që do të bëhen agjentë të lirë në fund të sezonit, duke përfshirë Alexandre Lacazette.

Kontrata e sulmuesit francez në Emirates skadon në fund të sezonit dhe besohet se ai nuk është i gatshëm ta zgjasë atë përtej fundit të sezonit.

Lacazette do të jetë i lirë të negociojë një marrëveshje parakontrate me klube nga jashtë që më 1 janar dhe duket i destinuar për një lëvizje.

Mohamed Elneny, Eddie Nketiah dhe Sead Kolasinac gjithashtu janë jashtë kontratës gjatë verës dhe Arsenali do të jetë i prirur të fitojë disa para nëse mundet.

Nketiah ishte i lidhur me Crystal Palace në dritaren më të fundit, megjithëse ‘Topçinjtë’ do të detyrohen të ulin çmimin e raportuar prej 20 milion funte që i vendosën në atë moment.

Sa i përket Elneny, Besiktas dhe Galatasaray kanë pasur të dyja interes për mesfushorin dhe ai ishte një tjetër afër largimit para fillimit të sezonit.

Komento: