U raportuare se është në lidhje me burrë të martuar, vjen reagimi i papritur nga Morena Taraku

11:39 | 15 Nëntor 2021

Modelja kosovare, Morena Taraku, ka qenë kryefajala e mediave rozë në Turqi, ditëve të fundit.

Ajo po përflitet për një lidhje dashurie me një këngëtarin 43-vjeçar, Berdan Mardini.

Lidhja e tyre u bë e ditur pas festës së ditëlindjes që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin turk.

Madje, mediat atje thonë se Mardini i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.

E për këto raportime, modelja nga Prishtina nuk e ka thënë asnjë fjalë, as nuk e ka mohuar e as pohuar lidhjen me pasanikun turk.

Megjithatë, Morena sot ka publikuar një video ku shfaqet duke ecur rrugëve e veshur me një fustan provokues.

Ajo në këtë video shfaqet shumë e lumtur, duke lënë të kuptohet se nuk i bën fare për lajmet e fundit rreth lidhjes së saj me një burrë të martuar i cili është baba i dy fëmijëve.

A po ju përgjigjet me këtë video provokuese Morena atyre që po kritikojnë për lidhjen e saj me burrë të martuar?

Për me tepër shikoni videon dhe vlerësojeni vet… /ORAinfo/

Komento: