
Granit Cana është banori i cili u eleminua në spektaklin e së premtës nga Big Brother VIP”.
Së fundmi ai ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Graniti për një kohë të gjatë ishte kryefjala e medive rozë, shkak jeta e tij private ku edhe e pranoi se ka një lidhje jashtë.
I ftuar në “Fan Club” ai zbuloi se është takuar me të dashurën, derisa zgjodhi që në asnjë moment të mos zbulonte identitetin e saj.
“Kam folur, e kemi lënë të takohemi sërish dhe t’i sqarojmë gjërat.
Unë do doja të riktheheshim sepse e kam ende në zemër, u shpreh Graniti.
