Xavi në aksion, po e transferon yllin e Man Cityt

16:02 | 15 Nëntor 2021

Barça është ende e interesuar për Sterlingun

Gjiganti katalunas po planifikon ta transferojë sulmuesin anglez të Manchester Cityt në afatin kalimtar të janarit

Barcelona po e konsideron ende transferimin e Raheem Sterlingut.

Për këtë siguron mediumi britanik, “Sky Sports”, përcjell Express.

Sterling mbetet objektiv i gjigantit katalunas, i cili po e shikon mundësinë se si ta sjellë atë në “Camp Nou”.

Ylli i Manchester Cityt së fundmi e ka lënë të hapur mundësinë që të luajë jashtë Anglisë.

Me këtë rast, ai i dha shpresë klubit “Blaugrana”.

Nuk përjashtohet mundësia që Barça ta huazojë përfaqësuesin anglez në janar dhe ta blejë përfundimisht verën tjetër.

Komento: