
Gjiganti nga Premierliga, Arsenali ka bërë ofertë për Sanchesin
Arsenali po konsiderohet favorit për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Portugalisë, Renato Sanchesit.
Arsenali i ka ofruar Lillet 35 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e portugezit gjatë afatit kalimtar të janarit. Po ashtu, ekipi nga Londra ka kontaktuar edhe Sanchesin, të cilit i ka ofruar pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh.

Sanches pritet të largohet nga Lille në janar për shkak të vështirësive financiare të klubit nga Franca.
Ai ka kontratë me Lillen deri në vitin 2023 kurse muajin e shkuar është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e pësoi pak para fillimit të sezonit. 24-vjeçari ka një asistim në tetë ndeshje për Lillen në të gjitha garat.