
Aaron Ramsey, mund të dëshirojë një rikthim në Arsenal, ka thënë për talkSPORT ish-bashkëlojtari i Gunners, Theo Walcott.
Dyshja kaluan 10 vjet së bashku në Emirates dhe anësori, tani në Southampton, mendon se mesfushori i Juventusit mund të përfundojë përsëri në terrenin e tij të vjetër,përcjell ORAinfo.

Mediat tregojnë se Juve po kërkon të heqë qafe Ramseyin pasi ai nuk përfshihet në planet e tyre afatgjata.
Megjithatë, pagat e tij prej 7 milionë eurosh (6 milionë £ / 8 milionë dollarë) mund të rezultojnë një pikë pengese, me Everton dhe Newcastle që të dy raportohet të jenë të interesuar për reprezentuesin e Uellsit./ORAinfo/