
Dani Olmo, mund të transferohet në Manchester United në vend të Barcelonës, zbulon El Nacional.
23-vjeçari e filloi karrierën e tij në akademinë e La Masia, dhe ishte konsideruar si objektivi kryesor i Blaugranas përpara afatit kalimtar të janarit,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Barça duket se do të kërkojë Raheem Sterling të Manchester City-t, me United të gatshëm për të kërkuar Olmon ndërsa vazhdojnë të ndjekin situatën e tij./ORAinfo/