
Juventusi, është në bisedime me Borussia Dortmundin për të nënshkruar me mesfushorin Axel Witsel në merkaton e ardhshme, shkruan Sky Sports Germany.
Me Mahmoud Dahoud dhe Emre Can që komandojnë pozicionet qendrore të Dortmundit, Witsel do të donte të kishte kohë më të qëndrueshme për të luajtur diku tjetër pasi ai ende ndihet i aftë të jetë një nga lojtarët më të mirë të Evropës në atë zonë,përcjell ORAinfo.

Në moshën 32-vjeçare, ka urgjencë nga Witsel për të nxitur të bëj[ një lëvizje të shpejtë. E Juventusi mund të jetë një destinacion perfekt për të./ORAinfo/