Lewandowski po kërkohet nga dy gjigantë anglezë

18:32 | 18 Nëntor 2021

Sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski, po kërkohet nga gjigantët e Premier League.

Manchester United dhe Chelsea janë gati të luftojnë për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski, pretendon Transfers , përcjell ORAinfo.

Sulmuesi Polak thuhet se dëshiron të përjetojë jetën në Premier League përpara se të tërhiqet nga futbolli, me dy gjigantët e futbollit anglez të përgatitura për të hapur dyert e tyre për të./ORAinfo/

Komento: