Lajm “bombë”, zbulohet ekipi i ri i Kessie

22:31 | 18 Nëntor 2021

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, ka vendosur vëmendjen e tij te Paris Saint-Germain, i cili thuhet se është i gatshëm t’i japë atij një pagë monstruoze.

Sipas FootMercato, PSG është e interesuar të nënshkruajë me Kessie pasi 24-vjeçari do të shohë që kontrata e tij aktuale të përfundojë qershorin e ardhshëm dhe nuk ka asgjë që sugjeron se një rinovim është i afërt për momentin,përcjell ORAinfo.

Pavarësisht disa ofertave që janë bërë nga drejtuesit e kuqezinjve, asnjë nuk është konsideruar mjaftueshëm e lartë nga Kessie.

Ai aktualisht fiton 2.2 milion € neto në sezon, por dëshiron ta rrisë atë shumë në 9 milion € në vit, ndërsa kuqezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë atij vetëm pak më shumë se 6 milion € neto në sezon. Prandaj palët nuk janë afër një marrëveshjeje dhe nëse nuk bëjnë një hap të madh drejt njëra-tjetrës, ai do të largohet.

Paris Saint-Germain është “kryeja e listës” së kërkuesve të yllit të Milanit dhe ata janë “të vendosur mirë” në garën për të nënshkruar me të duke qenë se ata tashmë kanë takuar rrethin e 24-vjeçarit në disa raste për të pyetur rreth kërkesat e tij. PSG është në një pozicion të mirë pavarësisht konkurrencës./ORAinfo/

Komento: